Subscribe

Ndryshe nga axhenda politike e PD-së për të mosmarrë pjesë në seancë plenare, Rudina Hajdari vendosi të bëj të kundërtën.

 

Demputetja demokrate shkoi në sallën e Kuvendit dhe bëri një fjalim të shkurtër duke akuzuar të gjithë klasën politike si të korruptuar.

 

Vajza e ish-liderit të dhjetorit ‘90 Azem Hajdari, i akzuoi të gjithë deputetët e mazhorancës dhe opzoitës që kishin folur gjatë kësaj të enjteje në seancë si kryehajdutë.

 

“Studentët po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Kam ardhur këtu për t’iu thënë ju që rrini nëpër kafe, që asnjë nuk është në këtë seancë, këtu kushdo që foli është kryehajdut. Asnjë nuk e do këtë vend dhe as keni për ta dashur. Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu kodin zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur.”, u shpreh deputetja e PD, Rudina Hajdari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *