E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rudina Hajdari: Sot një mandat deputeti blihet 1 milion euro

Në mbledhjen e parë të Komisionit për Reformen Zgjedhore, Rudina Hajdari në cilësine e bashkekryetares, e konsideroi si shumë të nevojshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sipas deputetes së re, ky sistem ka cuar deri atje sa një mandate të blihet deri ne 1 milion euro.

“Sistemi aktual është i dominuar nga anti-kushtetueshmëria, klasa politike nuk është e përfaqësuar nga njerëzit, por përfaqësohet në mënyrë të padrejtë në Kuvend. Kjo reformë kërkon vullnet të gjerë politik. Zgjedhjet kanë qenë problematike dhe janë përdorur shumë nga partitë e mëdha, dhe sistemi aktual ka qenë gracka e kësaj, duke mos i dhënë prioritet popullit.Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar. Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës.

 

Reklamë

Hajdari tha se komisioni duhet të gjejë një sistem që nuk është i kapur nga partitë politike.

Ajo shtoi se vendimi I PD-LSI për të mos marrë pjesë në këtë komision jo domosdoshmërisht do ta pengonte komisionin që ti jepte shqiptarëve mundësine për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë