Rreth 1 muaj nnga dita kur palët politike arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e konsideron të paplotë dhe simbolike.

E ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Kapital”, Hajdari tregoi arsyet që e çuan të firmoste marrëveshjen.

“Ka kaluar 1 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes. Nuk përmbante shumë ndryshime ose arritje, isha vigjilente. E kam firmosur për dy arsye. E para, sepse mendoj që i sherbente integrimit të Shqipërisë, nuk e bëra për karrierën time.  E dyta, edhe pse kam hasur përbaltje nga këta njerëz, mendoj që duhet të rikthehen në sistem, që dhe PD dhe LSI të kthehen në sistemin që ata braktisën. Edhe kur të tjerët gabojnë, duhet të tolerojmë.”

Ajo ritheksoi se vetëm përmes listave të hapurave, do të mund të ndërtohet një Parlament i dobishëm.

“Përmes listave të hapura, ne tregojmë që kemi dëshirë të kemi një Parlament më cilësor. Partitë e mëdha ose të vjetra, sipas sondazheve përfaqësojnë thjesht 10 për qind të popullit. Ishte një marrëveshje e cila nuk iu përgjigj kërkesave të demokratëve ashtu siç duhej.”

Një ditë më parë, deputetja u shpreh se mazhoranca, veçanërisht kryeministri Edi Rama duhet të ndajë mendjen dhe të tregojë nëse është në krah të shqiptarëve që kërkojnë lista të hapura, apo mbështesin pjesën tjetër, që sipas Hajdarit janë vetëm 10 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *