Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e bindur se me Nismën Thurje, shqiptarëve do t’u kthehet shpresa pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, Hajdari deklaroi se mundësitë për të fituar janë të mëdha sepse qytetarët janë të lodhur nga politika e deritanishme. Por ende nuk ka një projeksion sesa mandate mund të sigurojë në zgjedhjet e pranverës.

 

“Jo, nuk kemi bërë sepse preferoj që mos të gënjej dhe të them që kemi pritshmërine e 20, e 30 apo 50 deputetë, sic bëjnë shumica dhe të gjithë pas ekranit qeshin sepse e kuptojnë që janë out dhe ajo c’ka thonë nuk është e vërtetë. Por ju siguroj që hapësirë dhe terren ka sa të duash. Qytetarët janë të lodhur nga politika e njëjte 30 vjecare dhe ne kemi një synim të jemi një shpresë, një rrikthim shprese, qoftë në qytetin e Elbasanit por edhe në vendet e tjera ku do të kemi kandidatura shumë të forta që janë lokale. Pra njerëz të cilët kanë një formim të gjithëanshëm dhe kanë vërtetë vullnetin dhe dëshirtën për ti luftuar dhe për të qënë pranë qytetarëve dhe janë aktivist në thelb.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *