Subscribe

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi beri apel qe procesi i integrimit te vendeve te Ballkanit Perëndimor ne Bashkimin Evropian nuk duhet te frenohet, pavarësisht krizave me te cilat BE përballet sot.

 

Gjate Konferencës se 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për Çështjet e Sigurisë ne Hungari, Ruci theksoi se kriza e emigranteve dhe aktet terroriste të dy viteve të fundit, e kanë vendosur kontinentin evropian në një kontekst të ri sigurie qe kërkon bashkëpunim, jo vetëm NATO-BE, por edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Pikërisht për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet. Nga ana tjetër, ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave, e cila është përgjegjëse për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit.”

 

Kryeparlamentari Ruçi vuri ne dukje se Shqipëria nga ana e saj përveç masave ligjore dhe politikave sociale të brendshme, është fokusuar maksimalisht për të promovuar dhe nxitur bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *