Gjatë seancës së sotme parlamentare u shënua një përplasje mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi.

 

Ky i fundit kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të shkojë në Kuvend, ndërsa Ruçi i tha se nuk ka mësuar asgjë nga rregullat e Kuvendit.

 

Pjesë nga debati:

 

Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në Kuvend dhe nëse nuk vjen në Kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.

 

Gramoz Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një Kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh.. thotë populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *