Ruçi nis lobimin për negociatat, letër drejtuesve të Rumanisë: Na mbështesni për integrimin!

Pak dite pasi Rumania ka marre zyrtarisht presidencen e Bashkimit Europian, Shqiperia ka nisur lobimin per nje vendim pozitiv te Brukselit ne muajin qershor.
Kryetari i kuvendit, Ruci nepermjet nje letre drejtuar presidentit të dhomës së deputetëve dhe presidentit të senatit të Rumanisë ka kerkuar mbeshtetjen e rumanise qe vendit tone t’i hapen negociatat per anetaresim ne BE.
“Shqipëria është angazhuar maksimalisht ne përmbushjen e të gjitha kushteve për çeljen e negociatave të pranimit dhe unë shpreh besimin tim të fuqishëm se presidenca e rumanisë, do të jetë në mbështetje të çeljes së negociatave në qershor 2019” – thekson kryeparlamentari Ruci.
Ne muajin qershor vendet anetare te BE, pritet te vendosin nese do t’i hapin apo jo negociatat per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.




