E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi në Budva/ Sllovenia e Kroacia mbështetje Shqipërisë për integrimin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruҫi ka marrë pjesë këtë të mërkurë në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane në Budva.

 

Ruçi në fjalën e mbajtur u shpreh I bindur se në qershor Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia do të jenë avokatë të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

 

Reklamë

Por krahas kësaj, kryeparlamentari Ruçi zhvilloi dhe një sërë takimesh me homologët e tij.

 

Ai u takua me kryeparlamentarin kroat Jandroković.

 

Jandroković theksoi para kryeparlamentarit Ruçi se Kroacia do t’I japë mbështetje të fuqishme Shqipërisë si dhe asistencë teknike në mënyrë që në qershor t’i çelen negociatat.

 

Por krahas këtij takimi Ruҫi u takua edhe me kryeparlamentarin slloven Židan ku mori vlerësime për ecurinë e deritanishme të reformave.

 

“Lobojmë që udhëheqësit europianë të vlerësojnë përparimin e Shqipërisë”, u shpreh kryeparlametari slloven.

Vazhdo të lexosh

Reklamë