Në hapjen e seancës së sotme plenare, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se kjo seancë është stacioni i fundit i Reformës Zgjedhore që me ngritjen e Komisionit të Posaçëm, për t’iu afruar pritshmërive të qytetarëve.

 

Kryetari i Kuvendit iu bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, miratimi i ndryshimeve do të ndikojnë dhe do të përmirësojnë proceset zgjedhore në të ardhmen.

 

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave të parashikuara, sipas Ruçit, asgjë nuk e ndaloi Kuvendin e Shqipërisë të ecë me vullnet e guxim drejt konkludimit të këtij procesi.

 

“Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ligjet dhe vendimet që miratojmë sot nuk janë një produkt laboratori, por rezultat i një procesi politik e parlamentar real, që mbështetet në themele të forta kushtetuese. Kuvendi është i bindur se përfitimet nga ligjet që miratojmë sot janë joproporcionale me kontributet në proces. Por këtë e pranuam me vetëdije, për hir të rikthimit në proces të opozitës jashtëparlamentare”, theksoi Gramoz Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *