Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, në 76-vjetorit e Konferencës së Pezës, ka thënë se Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë dhe se kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat, Ruci thotë se ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë.

 

“Peza zgjodhi drejtimin e duhur në udhëkryqin e historisë. Peza integroi idealet e rilindasve me antifashizmin. Konferenca e Pezës kontribuoi për çlirimin dhe ndryshimin e Shqipërisë. Ngjarja e Pezës ishte bashkim për lirinë, ndërsa sot duhet të shërbejë si bashkim për reformat dhe Europën”.

 

Ndërkohë me rastin e kësaj dite do të mbajnë disa aktivitete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *