Subscribe

Në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi foli për herë të fundit si deputet, pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga jeta politike.

 

Duke bërë bilancin e punës së Kuvendit, Ruçi tha se gjatë viteve që ka gëzuar një mandat deputeti, është munduar të zgjidhë hallet e qytetarëve.

 

“Për rreth tre dekada në këtë sallë, gjysmën e kohës kam qenë në maxhorancë dhe gjysmën në opozitë. Por gjithmonë, në këtë sallë dhe  përtej saj, në të gjithë jetën dhe karrierën time politike, kam bërë më të mirën për të sjellë zërin, nevojat e zgjidhjet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë votuar mua, partinë time apo kundërshtarët tanë. Në garat zgjedhore kam konkurruar me dinjitet dhe sinqeritet. Në Kuvendin e Shqipërisë  kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet. Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi mundur. Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *