Subscribe

Gramoz Ruci, i shoqëruar nga Taulant Balla dhe Rudina Hajdari prej dy ditësh ndodhen ne Holande ku kane nisur nje tur takimesh per te lobuar per hapjen e negociatave. Fillimisht delegacioni shqiptar eshte takuar me kryetaren e Parlamentit të Holandës, Khadija Arib.

 

Ne njoftimin e Kuvendit, shpërndare per mediat, flitet per marrëdhëniet shume te mira mes dy vendeve, vlerësimin qe Arib i bën arritjeve te Shqipërisë si dhe pritshmerite e publikimit te Raportit te Komisionit qe i hapin rruge me pas vendimit te shteteve anëtare.

 

Por ne asnje moment, nuk flitet per vendimin e te fundit, te miratuar nga ky Parlament, ate per rikthimin e regjimit te vizave me shtetasit shqiptare. As Ruci, as Balla e as Hajdari, te paktën nga ajo qe behet publike, nuk rezulton te kene kërkuar asnje informacion lidhur me kete zhvillim.

 

Edhe ne takimin me zëvendësministrin për bashkëpunimin europian në ministrinë e jashtme të Holandës, Thijs Van Der Plas, u fol për domosdoshmërinë e rrugës europianëe të Shqipërisë, rolin stabilizues dhe rolin kontribuues për paqen në rajon e më gjere, por asnjë fjale per vendimin e Parlamentit per rikthimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *