Subscribe

Prej disa orësh kishte nisur të qarkullonte teza e anulimit të seancës plenare të së enjtes, si një kërkesë e ndërkombëtarëve për të shmangur përplasjet. Siç Vizion Plus e njoftoi me herët, Gramoz Ruçi në një dalje përpara mediave, bëri publik vendimin, duke renditur dhe arsyet.

 

“Duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë, Duke pasur parasysh informacionet e organeve ligjzbatuese dhe të inteligjencës,  Duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritetit të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit,  Ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjithë grupeve parlamentare, të mirëkuptojnë vendimin tim për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte, datë 21 shkurt. Si shqiptar, si deputet, si qytetar, si një njeri që e dua këtë vend, ashtu si edhe të gjithë ju, me të gjithë fuqinë e shpirtit, nuk e gjykoj të udhës dhe ndjej dhimbje e trishtim që një pjesë e deputetëve të jenë në sallë dhe një pjesë tjetër jashtë sallës. Salla është e të gjithëve, por edhe përgjegjësitë parlamentare u takojnë dhe janë detyrim për të gjithë.”

 

Ruci nënvizoi se vendimi i tij synon që të mos u lërë hapësira keqbërësve për të ushtruar akte dhune.

 

“Përgjegjësia ime si Kryetar i Kuvendit, si një institucion mbi palët, por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejon t’u japë mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve e deputetëve protestues, për të sulmuar institucionet e shtetit dhe për të nxirë imazhin e Shqipërisë.  Le të shërbejnë këto ditë për të na ndihmuar të reflektojmë dhe të bëhemi më të matur, më bashkëpunues, duke i vendosur platformat, ambicjet dhe objektivat tona politike dhe elektorale në shërbim të të gjithë shiptarëve.”

 

Gramoz Ruci shprehu shqetesimin per vendimin e opozites, pasi sipas tij, Parlamenti eshte vendi ku palet duhet te diskutojne dhe te perplasin mendimet. Ai i beri dhe njehere apel te gjithe deputeteve opozitar per te reflektuar mbi kete situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *