Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil,...

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për...

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë...

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur...

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën” gazetares në...

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi, çifti britanik...

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po...

Rubla ruse në rënie pas fjalimit të Joe Biden

17 Mars 22:27

Rubla ruse ra në vlerën 74 kundrejt dollarit. Gjithashtu ranë edhe bonot e thesarit pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimit Putin do të “paguajë çmimin” e përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-tës. Tregu rus po ndikohet prej muajsh nga rreziku i sanksioneve të reja ndaj Moskës, dhe komentet e fundit i forcuan shqetësimet për ndëshkime të reja.

 

Rubla ra me 1.4%, në vlerën 73.90 në këmbim të një dollari amerikan, ndërsa pak më parë kishte arritur vlerën 74, në dallim nga 72.53 që arriti të martën, pika më e fortë kjo për gati shtatë muajt e fundit.

 

Përkundër Euros, rubla u dobësua me 1.4%, në vlerën 87.97, duke iu larguar kështu vlerës së mëparshme prej 86.5150, më e forta që nga muaji gusht.

 

Shitja e rublës u intensifikua pasi Presidenti Biden u citua nga kanali ABC News të ketë thënë se Putini do të vuajë pasojat për drejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fitoren në zgjedhjet amerikane ish-Presidentit Donald Trump.

 

Ndikimi gjeopolitik tek rubla mbetet domethënës. Kursi i rublës ishte rreth 61 për një dollar në fillimin e vitit 2020, kur çmimet e karburantit ishin për herë të fundit pranë çmimit të tanishëm, 68 dollarë për fuçi.

 

“Do të ketë më shumë sanksione; kjo është e qartë. Pyetja është sa të ashpra?”, tha Peter Kisler i kompanisë North Asset Management.

 

Zoti Kisler tha se Uashingtoni mund të vendosë sanksione kundër blerjes së bonove të thesarit OFZ në rubla nga bankat amerikane, drejtpërdrejt nga ministria ruse e financave.

 

“Do të ishte e mjaftueshme për një rënie të mirë të rublës”, tha zoti Kisler, duke parashikuar se banka qendrore ruse do të ndërhynte për të stabilizuar monedhën nëse do të ishte e nevojshme.

 

Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha se do të ishte për të ardhur keq nëse të huajt ndalonin së bleri borxhin e Rusisë, por Moska do të gjente mënyra për të financuar kostot e saj.

 

Fitimet në bonot 10-vjeçare OFZ të Rusisë, të cilat zhvendosen në të kundërtën e çmimeve të tyre, u rritën në 6.9%, niveli më i lartë që nga prilli 2020, me pritshmërinë tashmë se banka qendrore së shpejti do të fillojë rritjen e normave të interesit.

 

Një anketim i agjensisë së lajmeve Reuters këtë javë tregoi se banka qendrore pritej ta mbante normën bazë në 4.25% të premten. Por disa analistë, përfshirë huadhënësin më të madh rus Sberbank, tani presin një rritje të normës këtë javë.

 

Indekset e aksioneve ruse gjithashtu vazhduan të pësojnë humbje pas komenteve të Presidentit Biden./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Biden Moske

Nga e njëjta kategori

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka bën xhiron e rrjetit

më shumë...

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta paguani që furnizoni Ukrainën me dronë

më shumë...

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti anglez bën bujë me deklaratën: Ta shijojmë, do konkurrojmë Francën me verë

më shumë...

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi autopsia për vdekjen e aktores së famshme në moshën 36-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:02

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish...

12:55

Merr flakë autobusi me 52 turistë në...

12:47

Këta janë njerëzit që nuk zhvillojnë kurrë...

12:43

I riu francez u masakrua me thikë...

12:12

Opozita bojkoton “presidentin”, tre forcat kryesore nuk...

12:10

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari,...

12:07

Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare...

12:01

Vdekjet po tejkalojnë lindjet, sociologët: Korça po...

11:56

Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Do ta...

11:34

Britania në luftë me zjarret vdekjeprurëse, deputeti...

11:21

Aksident në Vlorë, automjeti përplas monopatinën, plagoset...

11:18

VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur...

11:09

U nda nga jeta papritur, çfarë zbuloi...

11:03

Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë...

10:58

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy...

10:48

“Qetësi! Qetësi! Qetësi!”, Trump “i mbyll gojën”...

10:44

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi,...

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

10:26

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez,...

10:18

Detaje nga vrasja e turistit francez në...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu nga Hasi vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.