E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA presion Rusisë dhe Ukrainës, Rubio: Nëse nuk ka përparim tërhiqemi nga marrëveshja

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës nëse nuk do të ketë sinjale të qarta për përparimin e saj.

“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt dhe kur them shumë shpejt, flas për çështje ditësh  nëse kjo, pra arritja e një marrëveshjeje, është e realizueshme në javët e ardhshme. Nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi brenda procesit. Nëse jo, atëherë kemi prioritete të tjera ku duhet të përqendrohemi po ashtu,” tha Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Reklamë

Kryediplomati Rubio tha se Presidenti Trump është ende i interesuar për një marrëveshje, por është i gatshëm të tërhiqet nëse nuk ka sinjale të menjëhershme të përparimit.

Rubio shpreson që liderët evropianë të mbeten të angazhuar në bisedimet e udhëhequra nga SHBA drejt një armëpushimi në Ukrainë.

“Ne do të dëshironim që ata të mbeten të angazhuar… Mendoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë që ta çojmë këtë çështje drejt një zgjidhjeje. Mendoj se ata ishin shumë ndihmues dhe shumë konstruktivë në idetë e tyre,” shtoi Rubio.

Që në nisje të mandatit të dytë, administrata e Trumpit ka zhvilluar disa raunde takimesh me Moskën dhe Kievin, në përpjekje për të arritur një armëpushim për luftën që nisi në shkurt të vitit 2022. Por këto deklarata të Rubios evidentojnë pakënaqësitë në rritje të Uashingtonit lidhur me mungesën e përparimit drejt dhënies fund të luftës.

Rusia ka vendosur disa kushte, një prej të cilave është që Ukraina të ndalë përpjekjet për mobilizim dhe që Perëndimi të mos furnizojë më me armë Kievin. Këto kushte janë refuzuar nga Ukraina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë