Subscribe

Vreshtaria ka qenë këtë vit një nga sektorët me më shumë prodhimtari në vendin tonë, por problem vijon të mbetet, mungesa e tregut.

 

DRITAN KURTI – GAZETAR

“Në këtë plantacion me hardhi në fshatin Cërujë të Klosit është i kultivuar me një rrush i cili rritet kryesisht vetëm në zonën e Matit, me rrushin e njohur si “Rrush Cëruje”. Por fermerët po përballen me mungesën e tregut, ose më saktë me çmimin shumë të ulët të rrushit në treg i cili sipas tyre nuk mjafton as për të mbuluar kostot e shërbimit”.

 

Mehmet Hidri ka kultivuar afro një hektar me rrush. Ai tregon se vitet e kaluara e ka shitur prodhimin. Por, çmimi prej 40 lekësh për kilogram këtë vit, nuk i mbulon kostot.

 

MEHMET HIDRI – FERMER

Shitja super problem. E kerkojne me 40.leke me 50 leke. Te pakten me 70 leke te mbulojme shpenzimet. Vitin tjeter do shoh te marr nje minifabrike ta bej vere vete se keshtu eshte e pamundur.

 

Fermerët thonë se zgjidhja e vetme është ndërtimi i një ambienti frigoriferik në mënyrë që prodhimi të mos shkojë dëm, dhe ta shesin atë në një moment të dytë me një çmim të arsyeshëm.

 

Mehmet Hidri – Fermer

Eshte problem i gjithe zones. Po te kete nje dhome frigoriferike do të jetë shumë mirë. Vec po te jete per te gjithe zonen.

 

“Rrushi i Cërujës” përdoret kryesisht për prodhimin e verës së bardhë . Ndryshe nga varietetet e tjera nuk ka nevojë për asnjë lloj pesticidi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *