Subscribe

Policia ngre alarmin për mungesën e sinjalistikës apo dhe gjendjen e rrugëve të cilat po i marrin jetën qytetarëve. I tillë ishte dhe aksidenti i një jave më parë në Kurbin ku tre të rinj humbën jetën sepse rruga nuk ishte e plotësuar me barriera mbrojtëse.

 

Por ky nuk është i vetmi rast, një muaj më parë një tjetër aksident i mori jetën një 50-vjeçareje e cila udhëtonte me bashkëshortin nga Korça për në Tiranë. Në dalje të tunelit të Elbasanit mungesa e barrierave mbrojtëse bëri që makina të përfundonte 30 metra poshtë rrugës. Për të gjitha këto mungesa Tola thotë se janë dërguar shkresa entit pronar të rrugëve.

 

Në prag të sezonit të ri turistik policia rrugore pritet të shtojë numrin e patrullimeve por dhe te limitoje lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë.

 

E në një kohë që rrugët nuk përmbushin standardet Mitat Tola e mbyll me parimin e sigurisë rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *