E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rruga Korçë-Ersekë “peng” i lotit të dytë, aksi i vjetër i amortizuar

Ende nuk ka asnjë dritë jeshile për fillimin e investimit në lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë.

Pavarësisht se ky është një aks nacional, për kryebashkiakun e Kolonjës Erjon Isai është një nga shqetësimet kryesore për të cilën ai thotë se është në komunikim të vazhdueshëm dhe të përditshëm me kryeministrin.

Sipas Isait pengesë për fillimin e punimeve këtë vit janë bërë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, si dhe procesi i rindërtimit të banesave.

Investimi në lotin e parë të rrugës Korçë-Kolonjë ka përfunduar disa vite më parë dhe ende udhëtarët e drejtuesit e mjeteve janë të detyruar që pjesën më të madhe të kësaj rruge ta bëjnë në aksin e vjetër i cili megjithëse mirëmbahet është një aks i vështirë dhe i amortizuar.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë