Subscribe

Banorë të Rrashbullit, Xhafzotaj dhe Shijakut kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune  për rrugën e amortizuar.

Ata kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve duke vendosur kazanët në rrugë.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe perfaqesues të bizneseve të shumta që gjenden përgjatë rrugës nga Kodra e Rrashbullit deri në hyrje të Shijakut.

Ata paralajmerojnë se nuk do të paguajnë taksa në kushtet kur gjendja e kësja rruge i ka demtuar së tepërmi.

Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone protestojnë për rrugën që lidh Shijakun me qytetin e Durresit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *