Subscribe

Koncesioni per mirëmbajtjen e rrugës se Kombit përfundon ne gjykate. Është konsorciumi turk “Vendeka Bilgi” ai i cili i është drejtuar Gjykatës Administrative, ku kërkon qe te pezullohet ekzekutimi i vendimit te Komisionit te Prokurimit Publik. Vizion Plus ka siguruar nje kopje te akt padisë qe është depozituar ne Gjykatën Administrative. Ne argumentimin qe përfaqësuesit ligjor te këtij konsorciumi kane bere, evidentohet se pezullimi i kësaj çështje deri ne një vendim te Gjykatës do te ishte ne te mire te buxhetit. Ne rast se vendimi gjyqësor do te jete ne favor, te koncosriumit turk ndërsa Ministria lidh kontratën me konsorciumin shqiptar, atëherë demet ne buxhet do te ishin te pallogaritshme.

“Kërkesa nga pala paditëse per marrjen e mases se sigurisë eshte e lidhur me mundësinë e shkaktimit te nje demi te rende te pakthyeshëm per paditësin, qe mund te vije ne rast se ekzekutohet akti administrativ dhe lidhet kontrata e koncesionit. Nje situate e tille do ta vendoste palën paditese para gjendjes se faktit duke  e bere efektivisht te pamundur restituimin e pasojave te aktit administrative dhe do e vështirësonte aktivitetin ekonomik dhe financiar te shoqërive qe marrin pjese ne bashkimin e përkohshëm, si dhe do te sillte nje dem te konsiderueshme ne shtetit shqiptar sa i përket aspektit financiar ne buxhet po ashtu edhe sa i përket garantimit te interesit publik.”

Përfaqësuesit ligjor argumentojnë se te gjitha rrethanat janë ne favor te konsorciumit turk. Ky i fundit u shpall fitues me komisioni i vlershmit te ofertave. Institucioni i konsulences IFC ishte ne favor te tij. Ndërsa plotësonte kriteret krahasor me kompaninë e mbetur ne gare ne vend te dyte, konsurciumin shqiptar “Catalist”.

“Per te gjitha keto arsye kërkojmë shqyrtimin e kësaj kërkese dhe pranimin e saj sipas objektit: marrja e masës se sigurisë”, pezullimin e aktit administrativ” vendim i komisionit te Prokurimit Publik”.

Tenderi me i rendesishem ne infrastrukturën publike, ai i mirëmbajtës se Rrugës se Kombit u vesh me mister per procedurën e ndjekur. Ministria shpalli fituesin. Por 5 dite jashtë afateve kompania e dyte ne gare ankimoi vendimin ne Komisionin e Prokurimit Publik. Edhe pse dy institucionet debatuan ne distance, ne fund vendimi i Komisionit te Prokurimit Publik është ekzekutiv, çka e beri ministrinë te tërhiqet ne vendimin e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *