Vendosja e tarifës se mirëmbajtjes për  rrugën e Kombit ka shkaktuar shumë debate sidomos për nivelin e saj që pretendohet se është më I lartë se vendet e rajonit apo edhe se në Evropë.

 

Por në një memo të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjetikes, theksohet se vendimmarrja për kalimin e kësaj rruge me pagese është bere ne dhjetor te 2016.

 

E gjithë procedura  dhe tarifat kane qene publike dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga 2 vjet me pare. Sa i përket vlerës prej 5 euro, në dokument jepen shembuj nga disa vende të tjera.

 

Në Maqedoni janë shtatë akse rrugore me pagesë. Pagesa varion nga 0,5 euro deri në 5,5 euro. Aksi në tunelin që shkurton rrugën nga Podgorica për në Bar  Ulqin kushton 2,5 euro një drejtim. Në Greqi autostradat janë të shfrytëzueshme vetëm me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 3-14 euro, ndërsa për autobusë arrin deri në 65 euro. Në Serbi, pesë akset kryesore rrugore të vendit janë me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 1.5 – 6 euro. Dalja në kufi me Hungarinë edhe 6,5 euro shtesë. Në Itali, kostoja shkon në rreth 10 cent për kilometër autostradë. Hipotetikisht, një rrugë Tiranë-Durrës në Itali do të kushtonte rreth 600 lekë.

 

Greqia, nga një studim i përafërt, ka tarifa rreth 0.07 Euro për  kilometër, Maqedonia 0.06 Euro, ndërsa Shqipëria 0.04 Euro për kilometër.

 

Ndërkohë sipas kontratës koncesionari parashikohet te kryeje ne këtë rruge një investim prej 262 milion euro, qe përfshin rrethimin me gardh, ndriçimin e kryqëzimeve, ndërtim urash dhe kryqëzimesh. Shumë pjesë kane mbetur pa përfunduar, edhe pse ky segment kushtoi mbi 950 milionë euro dhe rendoi nivelin e borxhit publik.

 

Pagesa e rrugës nis nga Miloti ne Morine ku tarifa varion 2.5 euro për motoçikleta, 5 euro për veturat deri 22.5 euro për kamionët e rende.

 

Për automjetet e policisë dhe shërbimeve te urgjencave kalimi do te jete pa pagese ndërsa për përdoruesit e shpeshte do te aplikohen karta abonimi te cilat kane  çmime me te reduktuara.

 

Të gjitha tarifat janë vendosur sipas studimeve specifike që lidhen me fluksin e automjeteve, gjendjen e rrugës si dhe faktorë të tjerë. Ndërsa pagesa edhe në euro bëhet për shkak se ajo lidh dy vende me monedha te ndryshme zyrtare.

 

Ministria mendon qe edhe pas vendosjes se taksës porti i Durrësit do te mbetet alternative me e mire për tregtaret, ndaj fluksi nuk do te bjerë.

 

Zgjedhja e portit të Durrësit është dhe mbetet zgjedhja më e favorshme në krahasim më të gjithë portet e tjerë konkurrues në rajon edhe mbas vendosjes së taksës të Autostradës Milot – Morinë.  Rrugët alternative për në këtë port nuk janë të të njëjës kategori, dhe në ato raste duhet të konsiderohen gjithashtu dhe shpenzimet për shkak të amortizimit të makinës në rrugë të tilla, konsumi shtesë i karburantit si dhe koha shtesë.

 

Në memon e Ministrisë se infrastrukturës theksohet se edhe ish kryeministri Berisha kishte lajmëruar dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së autostradës, ky qëndrim është mbështetur edhe nga LSI, ndonëse të dy forcat opozitare sot kundërshtojnë kalimin me pagese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *