E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Rruga e gabuar” të çon në gjykatë, 32 trafikantë klandestinësh njihen me masën

Te arrestuarit në kuadër të operacionit “Rruga e gabuar” dolën sot para gjykatës se krimeve të rënda, për vlerësimin e masës së sigurisë.

 

Reklamë

Seanca u shty per pak minuta për shkak se disa nga avokatët mbrojtës nuk ishin njohur me dosjen.

 

Të shtunën policia arrestoi 32 persona, dhe 4 të tjerë i shpalli në kërkim. Me anë të dokumentave të falsifikuara ata dërgonin klandestine në vendet e BE-së, ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

 

Grupi i trafikantëve akuzohet se i kanë krijuar lehtësi kalimi në kufi edhe personave me rrezikshmëri të lartë disa prej te cileve anëtarë të bandës së Shijakut.

 

Nga përgjimet ka rezultuar se një te paisurit me dokumente false ishte edhe Hajri Seferi, i arrestuar nga operacioni “Volvo 4”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë