E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rruga e çarë në dysh në Borsh prej reshjeve/ PD: Pasojë e korrupsionit të kësaj qeverie

Ish-deputetja demokrate, Nada Meçorapaj ishte këtë të diel në segmentin e rrugës në Borsh, e shembur pas reshjeve të dendura të shiut.

Meçorapajt theksoi se banorët janë të shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

Reklamë

Ajo riktheu në vëmendje premtimet e kryeministrit Edi Rama për rrugët me standarde, ndërsa e paralajmëroi se më 25 prilli do të largohet nga pushteti.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit.  Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin”, u shpreh ish-deputetja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë