Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni që çoi në shkatërrimin e trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të Australisë.

 

Policia ka publikuar dhe fotot e tre personave që mendohet se janë koka e këtij trafiku, dy grekë dhe një shqiptar i arrestuar në Greqi  si dhe 6 personat që janë arrestuar në Ekuador.

 

Informacionet bëjnë me dije se ky grup ka arritur të dërgonte sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori drejt Australisë duke përdorur anije lundrimi të modifikuara.

 

Të ardhurat nga shitja e drogës mund të arrinin në vlerën e 11 milionë eurove.

 

Të arrestuarit në Greqi janë një grek 42 vjeçar pronar i një kafeneje, djali i një astrologeje, një 63 vjeçar pronar i makinave luksoze si dhe një 41 vjeçar shqiptar i cili kishte lindur në Greqi.

 

Shqiptari ishte arrestuar dhe më parë në itali me një sasi gati 200 kg hashash.

 

Ngarkesa prej 300 kg kokainë u sekuestrua më 13 nëntor në një  anije.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *