Subscribe

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për 10 mijë banorët e Njësisë nr. 4 në Tiranë do të marrin fund shumë shpejt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në rrugen “Myslym Keta”.

 

“Po bëjmë investime sikur zona të kishte 18 mijë banorë. Koha e ‘arnimeve’, ku mezi kapim rritjen demografike për çerdhe, kopshte e shkolla, në ujësjellës-kanalizime ka marrë fund. Sot, jo vetëm investojmë për të mbuluar kapacitetet që nevojiten, por investojmë edhe për kapacitete më të larta, për një Tiranë që do të vijojë të rritet. Me ritmet e rritjes aktuale është mëse e nevojshme që kapacitetet e investimeve të reja të parashikojnë edhe të ardhmen afatshkurtër e afatmesme të qytetit të Tiranës”.

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe te mos e shperdorojne

 

“Meqenëse po afron stina e verës, është e rëndësishme ta kursejmë ujin e pijshëm; është e panevojshme që bahçet të vaditen me ujë të pijshëm, që tapetet dhe makinat të lahen me ujë të pijshëm. Përdorimi i ujit të pijshëm për bahçe, tapete, lavazhe është diçka që jo vetëm është e ndaluar, jo vetëm që do ndëshkohet, por është mënyra më e mirë se si mund të sabotojmë fatin e qytetit tonë në stinën e verës që po afron”

 

Erjon Veliaj theksoi se krahas procesit të legalizimeve, një vëmendje e posaçme po i kushtohet edhe urbanizimit të këtyre zonave në periferi të kryeqytetit, për t’u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *