Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nga foltorja e Kuvendit, programin qeverisës të mandatit të tretë.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se pagat në 4-vjeçarin e ri do të rriten për disa kategori në masën 40% ndersa paga minimale deri ne fund te mandatit parashikohet te jete 40 mije leke te reja.

 

Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për infermierët, mësuesit, edukatorët, ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 30%.

 

“Paga minimale është e ulët. Rritja e saj çdo vit, mundësisht deri në 40 mijë lekë të reja, deri në fund të mandatit, është objektiv i fushatës zgjedhore që do ta nisim qysh me projekt-buxhetin e vitit që vjen. Sot ndihem mirë se nuk ka asgjë, që nuk është premtuar në fushatë. Asnjë nga synimet e shpallur në fushatë s’ka ngelur pa mbetur në objektivë. E vërteta është se jo gjithmonë gjerat shkojnë sipas parashikimit, për shumë arsye. Këtu se kam për ata politikanë që premtimet i nxjerrin si pëllumbat e kapeleve të prestigjatorëve. Është jashtë parashikimit të qeverisë, tërmeti, pandemia. Siç ndodhi me aeroportin e Vlorës nuk ndeshëm me ngecje.Është e vërtetë që nuk premtoj diçka që e di që nuk bëhet, sa për të marrë duatroktije. Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar. Sot e premtoj se kjo shumicë qeverisëse do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuesve, të mjekëve, infermierëve, me 40%. Pagat e administratës me 30%. Më lejonit të shtojë diçka që se kemi premtuar. Pas një shfaqe kulmore mbrëmë të trupës së teatrit, ku solistët shfaqen një provë prekëse, ku shkëlqyen pa asnjë dallim, paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm është e udhës që të dyfishohet që nga viti i ardhshëm. Do paraqesim për atë trupë një program stimulimi financiar. Është një nga përfaqësitë më europiane dhe dinjitoze që ka kjo republikë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *