Kryeministri Edi Rama shprehet se sapo kemi hyrë në një javë të vështirë dhe Covid-19 po merr shumë jetë njerëzish.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se për të shamangur numrin e lartë të viktimave duhet të respektohen rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.

 

Ai ka shpërndarë edhe një video të shefes së Epidemiologjisë në Chicago, Emily Landon, e cila ka folur për mungesën e kapaciteteve për përballimin e epidemisë.  Sipas saj, nuk ka vaksinë apo antiviral të gatshëm që të ndihmojë në përballimin e valës, ndërsa shtoi se përhapja e koronavirusit mund të ngadalësohet vetëm përmes distancimit social.

 

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz. Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, shkruan Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *