Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

 

Por çfarë pasojash do të ketë në treg ky rishikim?

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E PASURIVE TE PATUNDSHME

 

“Efektet janë domino duke filluar që nga taksa që paguajnë ata që zotërojnë një shtëpi, kjo taksë do të jetë më e lartë. Në disa zona do të jetë dyfish, në disa zona do të jetë 50-60% më e lartë, sipas ndryshimit që kanë pësuar, këto ndryshime të taksave patjetër që shkojnë drejtpërdrejt në rritjen e qirave. Ata që kanë dhënë shtëpinë me qira, nuk e paguajnë ata, por e paguajnë qiramarrësit. Ka edhe ndikim te ndërtimet e reja, ndërtuesit do të kenë kosto të shtuara që do të reflektohen në çmimet e apartamenteve të reja. Këto çcmime do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve të shitjes, çmimet e referencës do të aplikohen edhe në transaksionet e shit-blerjes së pronës.”

 

Duke vlerësuar se harta e re e çmimeve të referencës deformon tregun duke përcaktuar të njëjtën vlerë si për banesat e reja, ashtu edhe për ato të ndërtuara shumë vite më parë, ekspertët gjykojnë se para se merrej ky vendim, qeveria duhet të jepte mundësinë për rivlerësim prone.

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E PASURIVE TE PATUNDSHME

 

“Praktika më e drejtë do ë ishte që para se të dilnin çmimet e reja të referencës, të mund të ofrohej një mundësi për të rivlerësuar pasurinë me këto çmime tashmë të publikuara, me një normë të korrigjuar tatimi, 3%. N ë këtë moment, është një futje në xhepat e qytetarëve, pa ju dhënë mundësi që të korrigjojnë vlerën e tyre të pronës sepse mund të jenë me qindra mijëra apartamente që nuk kanë pasur mundësi të rivlerësohen në të shkuarën, ose nuk e arrijnë vlerën e tregut, edhe pse janë në të njëjtën rrugë, por në zona të ndryshme, nuk arrihet vlera e apartamentit.”

 

Në mungesë të fushatës së rivlerësimit të pronës, ekspertët sugjerojnë rishikimin e normës së tatim-fitimit prej 15%, që paguhet në transaksione.

 

REINALDO PIPIRIA

SHOQATA E PASURIVE TE PATUNDSHME

 

“Tatimi prej 15% për transaksionet është një tatim që nuk i shkon përshtat këtij tregu. Duhet në mënyrë emergjente të korrigjohet me 3-5% dhe të lejohen skemat e rimbursimit të tatimit sidomos në ato raste kur një familje përmirëson standardin e jetesës, pra nuk po bën biznes.”

 

GJERGJI BEGAJ

EKSPERT PER ÇESHTJET E PRONAVE

 

“Të paktën tatimi brenda familjes për mua duhet të ishte zero sepse kemi shumë shitje që bëhen për nevoja familjare. Ka vend për tu parë, ligjvënësit duhet ta rishikojnë.”

 

Sipas ekspertëve, norma aktuale e tatim-fitimit nxit informalitet në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *