Gazetari Sokol Bregu, në studion e “Quo Vadis” ku po diskutohet për pasigurinë e fëmijëve dhe abuzimet me të miturit, rastet e të cilave janë rritur kohët e fundit.

Sipas Bregut, puna e dobët e policisë ka lejuar që të këtë një numër të lartë të rasteve të përdhunimit.

“Puna e dobët e policisë 4-5 vitet e fundit ka lejuar që të ketë një numër shumë të lartë të rritjes së përdhunimve.
Raste edhe më të rënda janë përdhunimet që i janë bërë vajzave me probleme mendore, dhe denoncohen vetëm kur ngelen shtatzënë. Vjet kishim 15 raste të përdhunimit të të rriturave dhe 9 ishin me probleme mendore. Të gjitha kanë ngelur shtatzënë dhe kanë lindur fëmijë duke krijuar prboleme të tjera brenda familjeve të tyre”, u shpreh Bregu.

Ai solli edhe një shembull konkret teksa e cilëson si rast barbar,

“Kemi rastin e fundit ,një person në Lushnje që pranoi përdhunimin e vajzës me problme mendore, por nuk pranoi atësinë e fëmijës sepse pretendonte që kishte shumë persona të tjera që kishin abuzuar me këtë vajzë. Ky është një rast barbar. Skandali më i madh është që tre vjza në Kurbin përdhunoheshin, filmoheshin dhe videot hidheshin në youtube. E shteti vetëm nga video që bëri zhurmë në rrjetet sociale, u kujtuaq që i kishin lënë vajzat në harresë”, tha Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *