Kreu i qeverisë ju përgjigj të gjithë atyre që e kritikuan pse rritja e pagës minimale dhe rritja e pagës së mjekëve vjen disa muaj para zgjedhjeve. Duke folur nga Vlora, Edi Rama deklaroi se nuk ekziston asnjë lidhje mes zgjedhjeve dhe vendimit për të rritur pagat. Ai shpjegoi se kjo po bëhet në këtë moment sepse tani janë pjekur kushtet.

 

“Atyre që thonë pse u kujtove tani, u them që unë jam kujtuar edhe kur zotrote flije gjumë, çdo ditë e çdo natë, por të rrisësh kontributet nga shteti për njerëzit, të heqësh komplet TVSH, tatimin e fitimit mbi një kategori sic është ajo e sipërmarrësve të vegjël nuk është fjalë gojë dhe nuk bëhet se do ti ta bësh, por sepse do dhe mund ta bësh kur janë krijuar kushtet për ta bërë. Detyrim që është bërë edhe më i madh në kushtet kur i kemi parë me sytë tanë, ata që nuk duan s’do shikojnë kurrë sado që Zoti ua ka dhënë të dy kokërdhokët e syve, se çfarë janë mjekët në vend. Pyll pa derra nuk ka, ka mjekë, infermirë, në çdo fushë njerëz që fusin duart në xhepat e njerëzve, por janë këta që i kemi ringritur nga gremina që po e përballon me dinjitet e sukses goditjen tronditëse të virusit. Ama sot ne kemi mundësi të bëjmë edhe këtë, pra të rrisim edhe pagat dhe kjo nuk ka lidhje se ne kemi zgjedhje në prill, fare.”

 

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Edi Rama zbuloi se në zgjedhjet e prillit do të kandidojë sërish në Vlorë.

 

“Unë në Vlorë kam qenë edhe më parë se të bëhesha kryetar, në Vlorë isha edhe kur u bëra kryetar i PS, në Vlorë jam edhe tani që jam kryeministër dhe në Vlorë do jem edhe kur të mos jem më kryeministër, madhe do jem më shumë atëherë se do të kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur më thonë ik shiko realitetin. Këta që më thonë nuk do arrijnë të bëjnë aq metra sa unë kam bërë kilometra në Shqipëri.”

 

Gjatë kësaj jave, Rama premtoi se paga mininale do të rritet, do të jetë 300 mijë lekë. Rritje page ai premtoi edhe për stafet mjekësore. Gjithashtu, Edi Rama deklaroi se bizneset e vogla nuk do të paguajnë tatim-fitim dhe TVSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *