Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama se pagat e bluzave të bardhe dhe arsimtarëve do të rriten përkatësisht 40 dhe 15 për qind.

Në një postim në “Facebook”, demokratja shkruan se sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat më të larta në rajon. Duke cituar OBSH-në, Tabaku shprhet se Shqipëria renditet si vendi me numrin më të ulët të mjekëve në rajon.

“Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.  Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017. Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë. Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon. Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.”

 

Sipas Tabakut, Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza dhe për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *