Nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Luçiano Boçi e sheh si një krizë keqmenaxhimi rritjen e çmimieve të ushqimit dhe karburantit.

 

I ftuar këtë të diel në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, demokrati, teksa komentonte planin e Ramës për të mbrojtur konsumatorët, u shpreh se kreu i qeverisë përdori të njëjtën formë edhe për përballjen e efekteve të pandemisë dhe pasoja të tërmetit. Sipas tij, Rama, me daljet e tij, vetëm shkakton panik te qytetarët, dhe se nuk paraqet asnjë plan për t’i bërë ballë krizës.

 

“Është krizë qeveritare në bazë të korrupsionit galopant. Rama, përgjatë këtyre viteve, krizën e ka përdorur për të forcuar pozitat e tij në qeveri. Kështu veproi edhe me tërmetin, në të njëtën formë me pandeminë, dhe kështu po vepron e tani.  Bën sikur merr masa të shëndetshme në raport me popullsinë. Do të vazhdojë t’i grabisë në forma të tjera. Është krizë keqmneaxhimi në raport me burimet që ka Shqipëria. Rama nuk ka argumente të mbrohet, vetëm krijon panik, siç bëri me pandeminë.”

 

Sa i përket zhvillimeve të fundit në selinë blu, Boçi u pyet edhe për gjykimin mbi “Foltoren” e nisur nga Berisha. Ai tha se qëndrimin për këtë çështje e tregoi përmes prezencës së tij në takimin që Berisha realizoi të premten me demokratët në Elbasan.

 

“Është një çështje e brendshme e PD. Opinionin e kam folur me prezencën time. Është për një qëllim shumë më madhor, shkon përtej zotit Berisha e Basha, për bashkimin e PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *