Duke folur nga foltorja e Kuvendit për masat që qeveria ka marrë për përballimin e rritjes së çmimeve, ministri Arben Ahmetaj tha se qeveria shqiptare po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë, duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike.

 

Ajo u shpreh se janë injektuar 5.2 mld lekë për të përballuar efektet e krizës, dhe se paketa e rezistencës sociale është më e madhja e miratuar.

 

“Unë i ftoj qytetarët ta mendojnë që në 10 vitet e fundit se si përgjigjet qeveria i kanë dhënë protestave legjitime apo dhe emocionale në 20 viteve të fundit të qytetarëve, një qeveri e dikurshme ka vrarë 4 qytetarë, qeveria e sotme  që në momente e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjik për pseudo-armët kimike për të mos lejuar mbizotërimin e emocioneve te qytetarëve mbi racionalitetin. Në 3-4 vitet e fundit u kujtoj qytetarëve tërmetin, dhe ja ku jemi sot ku të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. po pandemia, ja ku jemi sot, i kaluam. Çmimi i naftës në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka patur taksë qarkullimi. Ku ishin ato para, ja çuat oligarkëve? Pse vjen me dy standarde? Nuke  dimë se kur mbaron lufta. A e dini se çmimi grurit është rritur dyfish? Çmimi i energjisë është rritur. Nuk ka vend në Europë të bëjë këtë që po bën qeveria shqiptare. Nuk ka rritur çmimin e energjisë edhe pse jemi në krizën më të madhe që nga viti 1978. Rezistenca sociale. Më gjeni një vend që nuk i ka rritur çmimet edhe me krizën më të madhe që nga 1968. Paketa është e rezistencës sociale. Ekonomia ka ndryshuar dhe për shkak të luftës është vetë në luftë. Janë çmime që qeveritë dhe po të përpiqen t’i kontrollojnë, nuk i kontrollojnë dot. Paketa është 5.2 mld injektim për të mbajtur aq sa mundet qeveria, se qytetarët mund të kenë më shumë nevojë padyshim. Të prekësh taksat do të thotë të cenosh pensionet. Ky është vendi me taksat më të ulëta”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *