Subscribe

Maturantet qe duan te ndjekin degët e mësuesisë, mesataren e shkollës se mesme detyrimisht duhet ta kenë mbi notën 7. Ky kriter i kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe i pranuar nga shkollat e larta do te aplikohet qe këtë vit. Zv/ministri Ervin Demo tregon se kjo nisme si dhe mbulimi i tarifës se shkollimit per nxënësit e shkëlqyer qe zgjedhin deget e mësuesisë, synon rritjen e cilësisë se arsimtareve te ardhshëm.

 

Ndërkaq ne fakultetet e edukimit do te nise reforma per përmirësimin e kurikulave. 80% e programeve ne degët e mësuesisë do te unifikohen.

 

Edhe pse kjo nisme veçanërisht rritja e pragut te notes mesatare mund te sjelle ulje te frekuentimit, ministria është e vendosur per te vijuar reformën. Kjo vjen pas nje sere testimesh kombëtare te arsimtareve ne sistem nga ku ka rezultuar se  65% e tyre kane probleme dhe nder ta 12% jane te nivelit te dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *