Rritet tensioni Kosovë-Serbi/ Vuçiç kërkon referendum në Veri
Marrëdhëniet mes Kosovës edhe Serbisë vijojnë të jenë të tensionuara, për shkak të një referendumi që Beogradi zyrtar kërkon të zhvillojë dhe në komunat me shumicë serbe.
Procesi i referendumit pritet të mbahet në datën 16 janar, ku qytetarët duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin e kushtetutës në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por ajo që ka shkaktuar përplasjet është fakti se zyrtarët në Beograd kërkuan që votimi të mbahet edhe në Kosovën veriore. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryeministri, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk do ta lejojë këtë.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“E dimë që Serbia planifikon që të mbajë një referendum në Kosovë me 16 janar për çështje të saj të brendshme por Qeveria e Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë. Jo vetëm se kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë por edhe se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë praktikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë, e sikur kjo mos të mjaftonte kujtojnë që kjo ndodhet në mes të 15 janarit dhe 17 janarit”
Beogradi zyrtar reagoi menjëherë: presidenti Aleksandër Vuçiç akuzoi Prishtinën se po rrit tensionet.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
“Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë tanket në qendrat e votimit, apo meqë nuk i kanë, me mjete të blinduara, nuk e kuptoj se çfarë duan të shkaktojnë tensione. Puna jonë është të jemi me popullin tonë, ruajmë paqen dhe respektojmë Kushtetutën tonë”
Vuçiç deklaroi se do i drejtohet edhe ndërkombëtarëve për të gjetur një zgjidhje.




