E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Spanjë

430 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë, duke shënuar kështu një rritje të numrit të viktimave në raport me 1 ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë se numri total i vdekje ka shkuar në 21,282.

Ndërkohë, sot regjistrohen 3,968 raste me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuave në 204,178. Pas SHBA-ve dhe Italisë, Spanja radhitet në vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë