Indonezia po planifikon varrime masive për 844 viktimat e konfirmuara pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë në ishullin e Sulawesit, I cili u pasua me një tsunami shkatërrimtar.

 

Vullnetarët po hapin varre prej 100 metrash. Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të shpëtuar ende të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa qeveria I bën apel për ndihmë ndërkombëtareve në përballimin e katastrofës.

 

Katër ditë pas tragjedisë, ka ende zona në të cilat vullnetarët nuk kanë mundur të ndërhyjnë, ilaçet po mbarojnë, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen edhe me mungesë pajisjesh për t’u ardhur në ndihmë zërave të dëshpëruar që kërkojnë ndihme.

 

Autoritet po përgatiten për më të keqen. Pavarësisht numrit të lartë të viktimave i cili pritet të rritet, qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa ekziston rreziku për epidemi

 

Zyrtarë të qeverisë thanë se rreth 1,200 të burgosur u larguan nga burgjet për të kërkuar familjarët e tyre mes gërmadhave.

 

Rreth 2.4 milionë njerëz u prekën nga fatkeqësia. Më shumë se 48,000 njerëz janë evakuuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *