Ndërsa numri i viktimave në Filipinen Jugore ka shkuar në 200, ekipet e shpëtimit po kërkojnë për 160 persona të tjerë që janë raportuar të humbur.

 

Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve të mëdha, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në disa nga zonat e prekura në ishullin Mindanao.

 

70.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga shiu i vazhdueshëm, ndërprerjet e energjisë dhe rrugët e bllokuara.

 

Në orët e para të se dielës uragani Tembin, i njohur si Vinta në Filipine, është nisur  drejt Vietnamit jugor, me erërat maksimale prej 120 km/h.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se ishte i pikëlluar nga humbja e jetëve, duke shtuar se OKB ishte gati të ndihmonte.

 

Një nga zonat më të goditura ishte fshati malor Dalama ku shtëpitë janë mbuluar tërësisht nga balta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *