Rritet numri i urgjencave, Mjekët: Dominon Tirana dhe zonat bregdetare
Rritja e temperaturave ka shtuar edhe rastet e urgjencave. Vetëm gjatë 2 muajve janë regjistruar mbi 1000 thirrje të cilat vijnë jo vetëm nga qytetet bregdetare, ku ka edhe më shumë fluks, por numrin më të lartë e mban kryeqyteti.
Nga gjendja e të fikëtit deri tek krizat e panikut janë rastet më të shpeshta që bëjnë flotën e urgjencës të ndezë sirenat.
Ndonëse ritmi i urgjencave nuk mund të ketë një krahasim fluksesh, mjekët thonë se vera mban rekord për sa i përket aksidenteve.
Kur vëmendja më e madhe është përqendruar ne plazheve, edhe shifrat e atyre qe kane humbur jetën kanë alarmuar mjeket. Vetëm në dy muaj janë regjistruar 10 viktima.
Për të shmangur këto situata, mjekët bëjnë apel për dhënien e ndihmës së parë nga qytetarët derisa të mbërrijë ambulanca.




