Subscribe

Në javën e dytë të muajit të hapur të vaksinimit, qytetarë të moshave të ndryshme kanë treguar interes për marrjen e dozës. Nga të dhënat e ministrisë së shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer afro 3 mijë injeksione kundër Covid-19 në të gjithë vendin.

 

Ndërkohë në një nga pikat kryesore në Tiranë, në Sheshin Skënderbej, ku procesi vijon normalisht, ofrohen injeksionet e “Sinovac” dhe “Astrazeneca”.

 

 

Interes për t’u vaksinuar kanë treguar edhe moshat e reja, të cilët shprehen se me marrjen e dozës ndihen më të mbrojtur, por në këtë mënyrë mund t’i hapin rrugë nisjes së vitit akademik fizikisht në auditor.

 

 

Koordinatorët e procesit pranë kësaj qendre, sqarojnë se qytetarët mund të zgjedhin lirisht mes llojit të vaksinës që ofron kjo pikë. Ndërsa për dozën e Pfizer duhet t’u drejtohen qendrave shëndetësore, vetëm me rekomandimin e mjekut.

 

 

Muaji gusht do të jetë i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të marrë dozën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1 milion e 200 mijë injeksione. Prej tyre afro 560 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *