E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri/ MSH: 23 raste pozitive

Shkon në 23 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se 24 orët e fundit janë testuar 145 raste për COVID-19.

 

Reklamë

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”, pohoi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

 

Rastet e reja regjistrohen 2 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë. Të gjithë të infektuarit kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

 

“5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon: Tiranë – 16 raste;  Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë); Lushnje – 1 rast; Elbasan – 2 raste; Rrogozhinë – 1 rast.”

 

Mes të tjerash, Rakacolli deklaroi se 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa pjesë tjetër janë vetëizoluar në shtëpi.

 

“2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi. Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit, 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134”, shtoi zv.ministrja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë