E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rritet numri i pushuesve me Covid në Durrës/ Më të prekurit, të rinjtë

Numri i pushuesve me Covid-19, që i drejtohen qendrave shëndetësore verore në plazhet e Durrësit, është rritur ndjeshëm.

 

Të rinjtë sipas mjekëve janë grupmoshat më të prekura, ndërsa krahas koronavirusit, pushuesit marrin trajtime edhe për probleme të tjera shëndetësore që hasin gjatë pushimeve.

 

Reklamë

Qyteti bregdetar gjatë sezonit veror operon edhe me katër qendra të tjera shëndetësore, përveç atyre ekzistuese, të cila janë të pajisur me bazën materiale e mjekësore të duhur, për t’i dhënë ndihmën e parë pushuesve.

 

Qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë pranë zonave turistike dhe do të jenë të hapura deri në përfundim të sezonit veror.

Më shumë video

Reklamë