Subscribe

Kjo maske simbolizon një grua te dhunuar. Një grua e cila është vrare nga bashkëshorti, një grua qe ka marre një urdhër mbrojtjeje dhe qe akoma ka frike se bashkëshorti do i marre jetën, kur te dale nga burgu.

 

Një maske e bukur nga jashtë, por qe pas ka vetëm dite te trishtuara dhe me vuajtje. Pikërisht është kjo maske qe ato preferojnë te vendosin, sepse mentaliteti ne Shqipëri akoma vret. Ato qe vendosin te mos e mbajnë këtë maske dhe te denoncojnë dhunën, paragjykohen nga shoqëria. Kjo është historia e Blertës. Natyrisht nuk është emri i saj, por ajo nuk do te identifikohet me emrin e vërtetë, sepse ka frike se burri mund ti bej keq përsëri. Është 46 vjeçe , dhe për me shume se 20 vite ka duruar dhunën psikologjike dhe fizike te ish-bashkëshortit. Ajo e denoncoi sepse filloi te dhunoje edhe fëmijët.

 

Numri i grave te dhunuara është ne rritje. Sipas aktivistes Migena Mollanji qe mbron te drejtat e viktimave te dhunës, gratë sot kane frike te denoncojnë për shkak te frikës nga bashkëshortët.

 

Vetëm për vitin 2017 janë 15 gra të vrara nga bashkëshortët. Disa prej tyre kishin urdhër mbrojtje nga Gjykatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *