Subscribe

Numri i fëmijëve me autizëm po shtohet e ndërkohë sfidat e rritjes së tyre po bëhet gjithmonë e më e vështirë për prindërit.

 

Mimoza Aga, e ëma e një djali 13-vjeçar është një prej tyre. Ajo kërkon mbështetje reale nga shteti, pasi shprehet se qendrat në shërbim të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik janë shumë të pakta dhe nuk ofrojnë terapitë e duhura.

 

MIMOZA AGA

PRIND

“Një fëmijë ka nevojë të paktën 40 orë terapi në javë, por jo të gjithë i amrrin këto shërbime. Pagesat që u ofrohet këtyre fëmijëvë është minimaliste  dhe nuk i afrohet as minimumit jetik.”

 

Mimoza tregon se politikat janë inekzistente kur këta fëmijë mbushim 18-vjeç, pasi nuk ofrohet asnjë shërbim apo trajtim specifik.

 

MIMOZA AGA

PRIND

“Unë fëmijën tim e kam në një shkollë speciale që ëshët deri ne klasë të 9-të. Ku do të shkoj fëmija im pas klasës së 9-të? Ne kemi kërkuar të bëhët një shkollë e mesme profesionale sepse fëmija im nuk mundtë vazhdojë dot gjimanzin.”

 

Theksi gjatë muajit të autizmit është vënë te nevoja e qendrave të posaçme afër vendbanimeve.

 

Ndërsa institucioneve i kërkohet që të shtojë mjekët në rrethe dhe mësues ndihmës profesionistë.

 

ENGLANTINA BAJRAMI

DREJTUESE E KLUBIT TE PRINDERVE

“Shumë bashki akoma nuk e kanë kuptuar që nga 2018 të gjitha qendrat janë në varësi të bashkive dhe ëshët detyrimi i tyre për të hapur qendat dhe për të trajtuar fëmijët autik por të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Mësuesi ndihmës ëshët shumë i munguar dhe nuk janë mësues të kualifikuar.”

 

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për numrin e fëmijëve me autizëm, ndërsa shoqata te ndryshme flasin për rreth 4 mijë persona me këtë anomali  të lindur, por numri real mendohet që të jetë shumë më i lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *