E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Ilustrim · Vizion Plus

Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO ) sipas disa statistikave të fundit thekson se gjatë muajit korrik është rritur me 26 % numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet evropiane.

 

Ndër të tjera sipas EASO rreth 62.900 persona kërkuan azil gjatë muajit korrik.

 

“Numri është më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por ende shumë më e ulët se nivelet e regjistruara më 2015 dhe 2016, kur mbi 1 milion migrantë hynë në Evropë, shumica e tyre të larguar nga konflikti në Siri dhe Irak”.

 

Ky fluks i migrantëve pati shkaktuar një nga krizat më të mëdha të BE-së pasi vendet kishin kundërshtime se kush duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët.

 

Nga deklarata e organizatës mësohet se sirianët, afganët dhe venezuelasit përbënin rreth një të katërtën e aplikantëve në muajin korrik, ndërsa shumë të tjerë vinin nga Iraku, Pakistani, Turqia, Kolumbia, Irani, Nigeria dhe Shqipëria.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh