E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rritet numri i aksidenteve, shkak shpejtësia dhe kalimtarët

Përgjatë tre muajve të fundit ne vend kanë ndodhur 15 aksidente të rënda, ne të cilat 11 persona kanë humbur jetën. Ajo që bie në sy është numri i lartë i aksidenteve në kryeqytet, ndërsa sipas ekspertëve, diçka e tillë vjen dhe si pasojë e shpejtësisë së lëvizjes në rrugët urbane në një kohë që shpejtësia e lejuar është 45 km në orë.

 

Ekspertët thonë se një tjetër problem janë dhe kalimtarët,  të cilët nuk respektojnë sinjalistikën. Projekti i Bashkisë për disiplinimin e kalimtarëve sipas tyre është për t’u përshëndetur, por duhet të shtrihet dhe në rrugët interurbane jo vetëm brenda unazës.

 

Reklamë

Gjatë tre viteve të fundit  ne Shqipëri kane humbur jetën 640 vete nga mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor.

 

 

Më shumë video

Reklamë