Subscribe

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Shefja e Epidemiologjis, Eugena Tomini bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të reja, duke e çuar numrin total në 174.

 

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.”

 

COVID-19 pak nga pak po prek të gjitha qytetet e Shqipërisë. Së fundmi, listës së vendeve ku ka mbërritur virusi i shtohet edhe Tropoja. Aty janë konfrimuar dy të infektuar.

 

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane           102 raste

– Durres           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhine   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavaje          4 raste

– Korce            11 raste

– Vlore            5 raste

– Shkoder        3 raste

– Lezhe            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Kruje            1 rast 

-Tropoje          2 raste”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *