Subscribe

Kjo është sera më e madhe për kultivimin e fidanëve në ballkanin perëndimor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ishte Divjakë, ku pa nga afer investimin ku prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë.

 

Bledi Çuçi u shpreh se kombinimi i mbështetjes për zgjerimin e serave dhe pikave të grumbullimit është një garanci për të të patur produkte bujqësore me cilësore.

 

 

BLEDI ÇUÇI

 

MINISTRI I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

 

“Modele të tilla duhet të na udhëheqin më tej për zhvillimin e bujqësisë. Kjo serrë është një garanci për gjithë fermerët që të marrin fidanë cilësorë. Garancia për cilësinë e produkteve bujqësore fillon që tek fidanët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zgjerimin e serrave në Shqipëri, për të krijuar avantazh jo vetëm në tregun vendas por edhe për eksport”.

 

 

 

Në këtë sere janë të punësuar 50 persona,  ndërsa numri i tyre pritet te rritet edhe me tej fale mbeshtetjes nga ministria e Bujqesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *