E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet lehtë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Spanjë

Shifrat e publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetit në Spanjë tregojnë një rritje të vogël përsëri në numrin e vdekjeve për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 70 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin në 28.752.

Reklamë

Numri i pacientëve në kujdes intensiv u rrit me tre në të gjithë vendin. Gjithsej janë 11.477 pacientë në gjendje kritike që nga fillimi i krizës.

Ministria njoftoi gjithashtu 246 raste të reja në shkallë vendi në 24 orët e fundit, duke arritur në total në 235.772. Kjo është një ulje nëse krahasohet me 361 rastet e konfirmuara të shtunën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë