Subscribe

Ky fund janari po shënon temperatura shumë të ulëta, çka ka sjellë rritje të konsumit të energjisë elektrike, kryesisht për efekt ngrohjeje.

 

Duke iu referuar të dhënave nga kompania e shpërndarjes së energjisë, harxhimi këto ditë të ftohta ka arritur në 25 mijë mw/h, një nivel afër pikut që mund të përballohet.

 

“Çdo vit trendi i konsumit rritet në normalitetin e tij me 3%. Por duke shtuar edhe kushtet atmosferike të ditëve të fundit, mund të themi se konsumi në rang vendi,  në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë është rritur me 8 % më shumë.”

 

Zonat kryesore që mbajnë peshën më të madhe të konsumit janë Tirana dhe Durrësi, ku vetëm në këtë rajon rritja e konsumit të energjisë ka arritur në rreth 20%.

 

 

Këto janë zona ku dominon përdorimi i energjisë për ngrohje. Ndërsa rajoni me peshën më të ulët është juglindja, që përdor masivisht ngrohjen  me dru.

 

“Nëse do të flasim për një ndarje, 70% e konsumit të energjisë e mban zona nga Velipoja deri në Ksamil pra pjesa perëndimore, ndërsa 30 % e mban pjesa lindore e republikës.”

 

Por në ditë të tilla edhe defektet janë të pashmangshme, kryesisht në fshatra.

 

“Sa iu përket defekteve që vijnë si pasojë e kushteve të motit, deri në mesditë, 7 prej linjave paraqiten me problem në furnizim kryesisht zona të thella të fshatrave, p.sh. rrethinat e Shkodrës, Bulqizës që janë zona që i rreth era dhe bora.”

 

I gjithë rrjeti energjetik arrin në 45 mijë km, me 1200 linja në total dhe me mbi 1 milion abonentë që furnizohen me energji elektrike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *